
“Ne jemi të bindur se Nisma Socialdemokrate do të dalë jashtëzakonisht mirë në këto zgjedhje. Ashtu siç kemi deklaruar edhe më herët, Nisma Socialdemokrate është një subjekt i cili është duke u rritur jashtëzakonisht shumë. Në këtë mënyrë besoj dhe jam i bindur se Nisma Socialdemokrate do të dalë aq mirë sa do t’ia prishë kalkulimet shumëkujt, të atyre që kanë dyshime në rezultatet e këtij subjekti politik. Besoj se rezultati i Nismës Socialdemokrate në këto zgjedhje do të jetë dyshifrorë”, ka thënë Shala.
Shala, i cili është edhe ministër në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, ka treguar se në rritjen e Nismës Socialdemokrate ka ndikuar puna e mirë e ministrave të kësaj partie që kanë bërë në dikasteret e tyre dhe aktiviteti i deputetëve të saj në Kuvend.