Kryesia e Nismës Socialdemokrate pritet të mbajë një mbledhë urgjente. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.
Eksponentë të lartë të Nismës kanë kritikuar veprimet e djeshme. Mbetet të shihet nëse Nisma do të marrë ndonjë vendim përkitazi me zhvillimet në vend.
Ndryshe, vendi po kalon në një periudhe të tensionuar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit dhe arrestimet e djeshme të shtetasve turk. Kryeministri Haradinaj ka liruar sot nga detyra drejtorin e AKI-së, Driton Gashi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.