970×90
970×90
970×90
970×90

Nisin Ushtrimet Ushtarake të NATO-s në Shqipëri

Nisin Ushtrimet Ushtarake të NATO-s në Shqipëri

NATO ka nisur stërvitje të përbashkëta ushtarake në Shqipëri me mijëra forca ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Këto janë stërvitjet e para në shkallë të gjerë që nga Lufta e Dytë Botërore në Ballkanin Perëndimor, tha të enjten e 29 prillit një zyrtar i Ushtrisë Amerikane.

Kolonel Joseph Scrocca tha se si “një aleat i vendosur i NATO-s që nga viti 2009, Shqipëria është një partner i vlerësuar i sigurisë si në rajon dhe në nivel global”.

Shqipëria po luan një rol kritik në stërvitjen DEFENDER-Europe 21 me operacionet e Përbashkët Logjistike mbi-Breg që zhvillohen “për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore në Portin e Durrësit”, tha Scrocca në një konferencë online.

Anija e ngritur në det USNS Bob Hope do të demonstrojë shkarkimin e pajisjeve të rënda në anije më të vogla që do të transferojnë ngarkesën në breg.

Që nga 26 prilli, trupat amerikane janë vendosur për të mbajtur stërvitje në pesë baza të tjera ushtarake tokësore, detare dhe ajrore në Shqipëri deri më 10 qershor.

Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor; Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë anëtare të NATO-s.

“Ky mision historik demonstron aftësinë tonë për të shërbyer si një partner strategjik sigurie në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi”, tha Scrocca.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se përveç bazave të saj ushtarake, Shqipëria do të angazhonte 1 mijë trupa në stërvitjet e asaj që ai e konsideroi “një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe në Shqipëri dhe rajon”.

“Ushtrimet japin një mesazh të rëndësishëm për rëndësinë strategjike të Shqipërisë”, tha Peleshi ndërsa inspektoi Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë, ku do të ulen shumë nga forcat që marrin pjesë në stërvitje.

Shqipëria është pjesë e misioneve paqeruajtëse ndërkombëtare dhe atyre të NATO-s në Afganistan, Detin Egje, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mali, Letoni dhe më parë në Irak, Çad dhe Gjeorgji.

DEFENDER-Europe është një ushtrim vjetor në shkallë të gjerë i udhëhequr nga Ushtria Amerikane, shumëkombëshe, me natyrë mbrojtëse dhe i përqendruar në parandalimin e agresionit, i cili këtë vit përqendrohet në ndërtimin e gatishmërisë operacionale dhe ndërveprimit me NATO-n dhe një numër më të madh të aleatëve dhe partnerëve në një zonë më të gjerë të operacioneve se kurrë më parë.

Rreth 28 mijë forca aleate të SHBA-ve, dhe partnere nga 26 kombe nga Balltiku dhe Afrika do të kryejnë operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi  në rajonet kritike të Detit të Zi dhe Ballkanit.

“Ushtrime si DEFENDER-Europe 21 janë një shembull kryesor i aftësive tona kolektive”, tha Scrocca.

Related posts