970×90
970×90

Nisi shitja e biletave për ndeshjen Ballkani – Larne

Nisi shitja e biletave për ndeshjen Ballkani – Larne

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Ballkani garat evropiane do t’i vazhdojë në Ligën e Konferencës.

Në raundin e dytë të kësaj gare, kampionët e Kosovës do të takohen me Larnen e Irlandës së Veriut, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 25 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ora 20:45.

FC Ballkani njoftoi këtë të diel se tashmë ka nisur shitja e biletave.

Ato mund t’i blini në dy pika të shitjes; në sheshin e qytetit të Suharekës dhe te zyra e klubit.

Njoftimi i plotë nga klubi i Ballkanit:

“Tifozë të dashur,

Biletat për ndeshjen kualifikuese të rrethit të dytë në UEFA Conference League, Ballkani – Larne, tashmë janë në shitje.

Ato mund t’i siguroni në dy pikat e shitjes, në sheshin e qytetit të Suharekës si dhe te zyra e klubit, te stadiumi i qytetit.

Sot dhe nesër, nga ora 11:00 deri në orën 21:00, kurse të martën, deri në ora 17:00.

Poashtu në ditën e ndeshjes, biletat mund t’i siguroni edhe te zyra e mediave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, deri në orën 19:00.

FC Ballkani – FC Larne, e martë 25 korrik 2023, ora 20:45.

Na priftë e mbara”.

Related posts