970×90
970×90
970×90
970×90

Nishanet

Nishanet

 

Një mbi buzë
e një nën buzë
Si dy pikla çokollatë
do të desha të vij unë
errur, sterrur nëpër natë
Ku askush të mos më shohë,
kur as hija s’ma njeh hapin
tinëz hyj në tënden dhomë
si dashnor që dot s’e kapin.
Do zbres lehtë e butë- butë
në çarçafët prej mëndafshi
do buroj si lot nga sytë
e do shterr si llavë prej afshi.
E do lind e do rilind
si feniks a Jezu Krisht
E do vdes e do rivdes,
veç ta nduk syrin me bisht.
Dy bozhurë, armatë në ballë
do t’i puth do t’u marr erë
T’më shohë vdekja
që jam gjallë
kris prej mallit me poterë.
Tani po iki…mos u tremb,
do vij prapë si rimë në vargje,
si rrufe që lisat shemb,
a si notë tjerrur në harqe.
Pas më le mjaltin me hoje
dhe ca fjalë thënë si romuzë.
Dy viganë po ti lë roje…
Një mbi buzë, e një nën buzë!

Albi Lushi

Related posts