Të bësh zgjidhjen e vendbanimit nuk është shumë e lehtë, është një proces që merr kohë deri tek vendimi, por kur papritmas e sheh një super mundësi atëherë e keni shumë të lehtë të vendosni.
Çështjen e vendbanimit ja u lehtëson kompania tashmë e dëshmuar në tregun e ndërtimeve “Cima Construction”.
Cima Construction është krijuar që nga viti 2009, Cima është lider i dëshmuar në fushën e ndërtimit dhe projektimit.
Kompania Cima bën ndërtimin e objekteve të ulëta dhe të larta si dhe përfundimin e projekteve sipas sistemit “çelësat në dorë”.
Projektet të cilat i ka ndërtuar Kompania Cima nëpër Kosovë përfshijnë objekte të ndryshme si: banesa kolektive, shtëpi banimi, ujësjellës dhe kanalizime, spitale dhe ambulanca, shkolla etj.
“Cima Construction” në ndërtimet që i ka në qytetet Ferizaj dhe Prizren ofron mundësinë e blerjes së banesës përmes kompanisë për 5 vite pa hipotekë, pa normë interesi, pa bankë dhe me këste mujore me 30% pjesëmarrje.
Ndërsa në lokacionet tjera (Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Suharekë), Cima ofron mundësinë e pagesës përmes bankës me shumë rreth 3000 euro ndërsa pjesën tjetër me 3.40% normë interesi deri në 15 vite, si dhe pagesën përmes kompanisë, pa këste mujore që arrihet me një marrëveshje të brendshme në zyre.
Me një përvojë dhe staf të kualifikuar, kompania Cima renditet si një ndër kompanitë më të suksesshme në vend.
Projektet e tyre arkitektonike përmbajnë të gjitha planet të kërkuara për kompletimin, përfundimin dhe dizajnin e punëve.