970×90
970×90
970×90
970×90

NIS TESTIMI I TAKSËS NË “RRUGËN E KOMBIT”, ME KËTË DATË FILLON PAGESA

NIS TESTIMI I TAKSËS NË “RRUGËN E KOMBIT”, ME KËTË DATË FILLON PAGESA

Nga ora 12:00 e ditës së sotme ka nisur testimi i aplikimit të taksës për të kaluar në Rrugën e Kombit, që do të aplikohet pas dhënies së saj me koncesion nga ana e qeverisë, raportojnë mediat shqiptare.

Testimi pritet të zgjasë rreth dy javë, ndërsa qarkullimi me pagesë pritet të fillojë rreth datës 15 prill. Tarifat e miratuara janë 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët.

Taksa do të aplikohet në 4 sportele të ndryshme, nga dy për çdo kah të lëvizjes, ndërsa synimi është që nëpërmjet saj të sigurohet mirëmbajtja e këtij aksi rrugor.

Ky vendim ka hasur në kundërshti të shumta sidomos nga ana e banorëve të Kukësit dhe zonave përreth, të cilët e përdorin më shpesh rrugën.

Related posts