Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov është duke zhvilluar takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Menjëherë pas arritjes në Kosovë, Borissov është pritur nga presidenti Thaçi përderisa pritet që të dy të mbajnë një konferencën për media, shkruan Indeksonline.
Borissov pritet që gjatë ditës të zhvillojë takim edhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj si dhe të parin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.