Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në vendin e ngjarjes në Bruksel, ku pritet të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministren italiane, Giorga Meloni
Kurti është parë duke hyrë në hapësirat e një hoteli, ku ka filluar takimi tashmë.
Kryeministri i Kosovës është paraparë që t’i takojë liderët e shteteve evropiane nga ora 14:00, ndërsa nga 14:30, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ndërkohë, pak para takimit, emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka deklaruar se ka pritshmëri të mëdha për takimin.
“Ne nuk negociojme më mënyrën “Merre ose lëre, kjo duhet të jetë pajtim mes dy palëve në të cilën jemi duke iu ndihmuar.” – citohet se ka thënë ai për “Kanal10”.
Ndërkohë, dje në një konferencë për media, zëdhënësi Peter Stano ka konfirmuar se kryediplomati Josep Borrell në takimin e sotëm të Këshillit Evropian do t’i njoftojë liderët për situatën aktuale mes Kosovës e Serbisë.
“Përfaqësuesi i Lartë do t’i njoftojë liderët për situatën në dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëdhëniet mes tyre. Siç ka qenë situata me të gjitha mbledhjet e KE-së, sepse kjo është e rëndësishme për BE-në. Takimet e djeshme janë vazhdimësi e vizitës së pesë emisarëve në Kosovë e Serbi gjatë fundjavës.” – ka thënë ai.
Ai më pas, ka deklaruar se nuk mund të jap detaje të tjera sepse do të publikohen më vonë, por se Kurti e Vuçiq do të kenë takime me disa liderë të shteteve të BE-së.
“Liderët e Kosovës dhe Serbisë janë ftuar për të ardhur në disa takime individuale me disa liderë të BE-së, nuk do të hyjë në detaje të tjera do t’i publikojmë më vonë. Ideja është që këto takime të jenë në margjina të mbledhjes së KE-së në përkrahje të vazhdimit të dialogut, ky është mesazhi i 27 vendeve të BE-së me përkrahje të partnerëve të tjerë.” – u shpreh ai.
Në fund, Stano ka konfiruar që nuk do të ketë takim të nivelit të lartë, derisa bëri thirrje që palët t’i rikthehen dialogut.
“Ne presim të dyja palët që menëherë dhe pakushte të riktehen në obligimet e tyre nga dialogu, të punojnë për deeskalimin dhe pa kushte të rifillojnë dialogun. Nuk do të ketë nesër takim të nivielit të lartë, do të ketë takime individuale të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq me disa evropianë liderë.” – ka thënë Stano.