Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e rregullt të paraparë për në orën 10:00.
Në mesin e pikave që do të shqyrtohen sot është edhe projektligji për buxhetin e Kosovës, përcjell lajmi.net.
Më poshtë i keni pikat e rendit të ditës:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet biocide,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,
Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.