970×90
970×90
970×90
970×90

Nipi i Hashim Thaçit bashkë me gruan në RTK, Kastrati: Është ekspert, i ka marrë veç tri rroga

Nipi i Hashim Thaçit bashkë me gruan në RTK, Kastrati: Është ekspert, i ka marrë veç tri rroga

Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati po raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere për punën e këtij mediumi.

Kastrati është pyetur nga deputeti i VV-së, Visar Korencia lidhur me punësimet e familjarëve të ish-presidentit Thaçi në mediumin publik, shkruan Reporteri.net.

Kastrati ka thënë se djali i vëllaut të Hashim Thaçit, Leotrim Thaçi ka qenë i punësuar me kontratë për tre muaj ditë, dhe se aktualisht nuk punon në RTK.

Drejtori i RTK-së është përgjigjur edhe për gruan e Leotrim Thaçit, e njëjta e punësuar në RTK. Ai ka thënë se ajo punon në RTK që nga viti 2016 apo 2017.

“Po më vjen shumë keq prej teje çfarë niveli e pyetje e konstatime ke ba. Qysh e ke lexu pikë për pikë komunikatën e sindikatës.

Nuk lexohet në komision komunikata e sindikatës. Nuk është mirë me hi në emra se kush është i punësum kush jo. Leotrim Thaçi, i njëjti është punësu tre muj ditë, është ekspert që na e ka ba një ekspertizë që unë vet e kom kërku. I ka marrë tri rroga nuk është ma në punë.

Festina Cakolli është e punësume në 2016 a 17. Drejtor i Përgjithshëm jom, unë vendosi me shpallë konkursin dhe me marrë njerëz në punë”, tha ai ndër të tjera.

Edhe drejtori i Bordit të RTK-së, Sali Bashota ka folur për punësimin e dhëndrit të tij në RTK. Bashota ka pranuar se dhëndri i tij ka qenë i punësuar në RTK me kontratë për tre muaj, por ai ka thënë se i njëjti nuk është më aty.

“Lidhur me punësimin e dhëndrit tim në RTK, nuk punon aty. Ai ka hy ka punu 3-4 muaj, nuk punon më”, u shpreh Bashota.

Related posts