970×90
970×90
970×90
970×90

Niko Kovac: 10 gjërat që duhet t’i dini për trajnerin e ri të Bayern Munich

Niko Kovac: 10 gjërat që duhet t’i dini për trajnerin e ri të Bayern Munich

Niko Kovac është trajner i ri i Bayern Munich dhe në këtë post do të jetë që nga sezoni i ardhshëm.

Ai do të lërë punën te Eintracht Frankfurt, për tu bashkuar me klubin më të madh gjerman.

Bundesliga.com ka zgjedhur 10 gjërat më interesante që duhet t’i dini për trajnerin e ri.

1) Gjermano-kroat 

Bayerni kërkonte një trajner gjerman si pasardhës të Jupp Heynckes. Dhe atë e kanë gjetur. Por si?  Kovac ka lindur dhe është rritur në Berlin.

Ai me prejardhje është kroat i Bosnje-Hercegovinës. Ai kishte të drejtë ta përfaqësonte Gjermaninë, Kroacinë dhe Bosnjën, por zgjodhi kombin e tij.

2) Njeri i Hertha Berlinit

Një djalosh Berlini, Niko dhe vllau i tij, Robert, kanë bërë karrierë te Hertha Zehlendorf, si klubi i tyre i parë.

Ai pjesën më të madhe të karrierën e ka kaluar te Hertha ku ka zhvilluar 242 ndeshje.

3) Idhull Rumeniggen

Tifoz i Bayernit dhe idhullit Karl-Heinz Rummeniggen. Kovac kishte një poster të shefit të tij të ardhshëm në murin e tij si fëmijë.

Pasi luajti për pesë vite te Bayer Leverkusen dhe pastaj te Hamburg, Kovac arriti ta plotësojë ëndrrën dhe të luajë për Bayernin.

Ai fitoi dy tituj dhe dy herë Kupën.

Si lojtar dhe trajner vetëm Franz Beckenbauer dhe Jurgen Klinsmann, kanë arritur ta bëjë këtë.

Ndërsa në Bundesligë më parë kanë udhëhequr edhe dy kroatë të tjerë si Zlatko Cajkovski dhe Branko Zebec.

4) Tifozë i lojës me krahë 

Kovac preferon të luajë sistemin 3-5-2 dhe këtë e ka bërë edhe te Frankfurt. “Jam fans i lojës me krahë. Për shembull unë kur i shoh duke luajtur Arjen Robbenin dhe Franck Riberyn, zemra më rrah më shpejtë”, kishte thënë ai.

Dyshja do ta vazhdojë karrierën edhe për një vjet me klubin.

5) Eksperiencat kombëtare si lojtar- Vendi i tretë në Francë 1998 

Ai ka zhvilluar 83 ndeshje me kombëtaren kroate në 12 vite. Kovac ka qenë pjesë e Kombëtares Kroate në vitin 1998 që bëri historinë duke zënë vendin e tretë.

Kovac i ka shënuar 14 gola me Kroacinë.

6) Niko, Ivan dhe Luka

Treshja zhvilloi katër ndeshje së bashku në EURO 2008. Kovac luajti në mesfushë, ku para tij luanin Luka Modric tani te Real Madridi dhe Ivan Rakitic tani te Barcelona.

Ishte një formulë mjaft e mirë pasi Kroacia fitoi tri ndeshjet e grupit, por humbi në çerekfinale nga Turqia.

Kovaç, si 36 vjeç, u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar disa muaj më vonë.

7) Pensionimi si lojtar dhe karriera si trajner  

Ai ishte bashkuar me Red Bull Salzburg në vitin 2006, dhe fitoi titullin në vitet 2007 dhe 2009.

Pasi u pensionua ai qëndroi në Salzburgut. Ai ishte trajner i juniorëve, pastaj u bë edhe asistent në ekipin e parë.

Kovac mori një telefonatë nga Federata Kroate e Futbollit për të marrë përgjegjësinë te U-21.

Pesë fitore nga pesë ndeshje, ai u thirr nga Kombëtarja A. Ai e dërgoi në Kupën e Botës, Kroacinë.

8) Dashuria vëllazërore

Niko në në stolin e Bayernit do ta ketë me vete edhe vëllanë e tij të vogël Robert.

Dyshja kanë luajtur së bashku te Leverkusen, Bayern dhe te Kroacia.

Niko thotë se pa të nuk do të mund ta bënte këtë punë dhe me të ndjehet shumë i sigurt.

9) Përulësia

Kovac e di se çfarë do të thotë të fitojë – ai ka luajtur për Bayernin, në fund të fundit – por ai gjithashtu e di se çfarë do të humbasësh.

Ai e luajti sezonin e shkuar ndeshjen e paly-offit kundër Nurenburgut, ku fitoi m rezultat të përgjithshëm 2-1.

Pas ndeshjes ai shkoi te lojtarët kundërshtarë duke u dhënë përkrahje.

10) Kombet e Bashkuara të Frankfurtit

Ai është djalosh i emigrantëve kroatë, por i lindur në Berlin.

Kovac te Frankfurt menaxhon një skuadër me 17 shtetësi të ndryshme.

Related posts