
E dashura e aktorit Brad Pitt, Nicole Poturalksi ka grumbulluar mijëra fansa që po e mbështesin vazhdimisht.
Ajo mori popullaritetin që kur u zbulua lidhja e saj me aktorin e njohur, të cilët po kalojnë kohën në fshehtësi.
Sidoqoftë kësaj, Nicole e ka përdorur mirë një gjë të tillë, pasi edhe e ushtron profesionin si modele.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka pozuar para pasqyrës, ku në rend të parë ka vënë linjat e formësuara.
Për veshje ajo ka zgjedhur një fustan shumë-ngjyrësh me dekolte të hapur, që i vinte në pah edhe gjoksin.
“Mbahuni me ngjyra”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Ndërkaq, për Nicole thuhet se është e martuar dhe ka një djalë, teksa po vazhdon romancën me Brad Pitt.