970×90
970×90
970×90
970×90

Ngjarjet e vërteta historike nga të cilat është inspiruar Game of Thrones

Ngjarjet e vërteta historike nga të cilat është inspiruar Game of Thrones


Autori i serialit ikonik, Game of Thrones, George R.R. Martin, është inspiruar nga ngjarje të ndryshme historike dhe madje edhe personazhet janë të inspiruar nga njerëz të vërtetë.

Në kohën që sezoni i fundit i serisë ka arritur, BBC, ka vendosur që të bëj një hulumtim mbi historitë, mitet dhe legjendat prej të cilave është inspiruar Georige R.R. Martin.

Lufta e Trëndafilave

Stark – Yourk? Lannister – Lancaster? Ju duken të ngjashme. Lufta mes familjeve mbretërore rivale të Britanisë ka ndodhur në vitet 1455 deri 1485, dhe njihej ndryshe si Lufta e Trëndafilave.

Joffrey Baratheon është i inspiruar në Edward Lancaster, djali i jashtëligjshëm i mbretit Henry VI, i cili u martua me Margaret Anjou, nga e cila është inspiruar karakteri i Cersei Lannister, e cila e vrau Richard Yorkun, nga i cili është krijuar personazhi Ned Stark.

Lufta e Trëndafilave përfundoi me martesën e Henry Tudor dhe Elizabeth York, e që në serial mund të krahasohet me një martesë të Daenerys Targeryan dhe John Snow. Si dihet, ndoshta do të ndodhë?

Muri i Hadrianit

George R.R. Martin, e ka pranuar se atij i erdhi ideja për ta krijuar murin gjigand të akullt, kur e vizitoi murin e Hadrianit, i cili e ndan Skocinë dhe Anglinë.

Muri i Martin, është i ndërtuar nga akulli, dhe është 300 metra i gjerë dhe 700 metra i gjatë, i dizajnuar për t’i mbajtur larg “egërsirat”.

Perandoria Romake

Shumë elemente të Perandorisë Romake, janë marrë dhe përdorur në krijimin e Game of Thrones.

Lufta e Pesë Mbretërve, sikurse dhe Lufta e Trëndafilave, plotësohen edhe me situatën në Perandorinë Romake, të vitit 69, para Krishtit, ku katër kandidatë potencialë për perandor, dërguan vendin në një luftë të ashpër civile, ku Perandori Vespasian doli fitues.

Madje shumë thanë se skenat e dyluftimeve në Essos, përngjajnë mjaftë me skenat e dyluftimeve të Perandorisë Romake, ku gladiatorët shfaqeshin në arenë, ndërsa perandorët shikonin dyluftimin.

Darka e Zezë

Një nga ngjarjet më të rënda të historisë së Game of Thrones, mund të jetë edhe Dasma e Kuqe (Red Wedding), ku mbreti Robb Stark, gruaja e tij Talia, nëna Catelyn dhe shumë e shumë të tjerë u vranë gjatë dasmës e cila po mbahej në konakun e familjes Frey.

Masakra bazohet në dy ngjarje historike skoceze, dhe me shumë gjasë me një histori japoneze. Darka e Zezë, në vitin 1440, përfshinë 16 vjeçarin Eral Douglas dhe vëllanë e tij të vogël të cilët u tradhtuan gjatë një darke me mbretin James II, i cili ishte vetëm 10 vjeçar.

Madje ka ngjashmëri edhe me një përrallë të vjetër japoneze, ku perandori Jimmu i vret të gjithë rivalët e tij politik gjatë një dollie.

Perandoria Mongole

Luftëtarët nomadë, që i duan kuajt, janë edhe Dothrakit, të cilët udhëhoqën një territor mjaft të madh në Essos, duket se kanë ngjashmëri me Perandorinë Mongole, e cila ka ekzistuar në shekullin e 13 dhe 14, nga Azia deri në Evropë.

Khal Drogo, i cili është një nga udhëheqësit kryesorë të Dothrakëve, duket se ka karakteristika të ngjashme me legjendën e Mongolisë, Genghis Khan, i cili gjithashtu i kishte eliminuar armiqtë e tij me metal të shkrirë.

Geroge R.R. Martin gjithashtu e pranoi se Dothrakit jo vetëm që janë të inspiruar nga Perandoria Mongole, disa karakteristika të tyre janë inspiruar nga fiset indiane të Amerikës.

Rrethimi i Kostandinopojës

Vendimi i Stannis Baratheon që ta rrethojë qendrën e King’s Landing, është një ngjarje që u inspirua nga ngjarja e Rrethimit të Dytë Arab të Kostandinopojës që ndodhi në vitin 717-718, kur Kalifati i Umayyad e sulmoi kryeqytetin e Perandorisë Bizantine.

Pas disa ditë rrethimi që përfshinë vuajtjet civile, urinë dhe sulmet e papritura, sulmuesit e Kostandinopojës u mposhtën nga mbrojtësit grek, të cilët arritën ta shfrytëzojnë ujin për t’i mposhtur armiqtë.

Në Game of Thrones, Stannis u mposht nga Lannisterët, të cilët nuk ia lejuan atij të arrinte ta merrte King’s Landing.

Related posts