Një person i moshës së mitur është vetëplagosur aksidentalisht derisa po manipulonte me pistoletën e babait të tij.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 13:00.
Viktima është dërguar në QKUK dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore, i njëjti është liruar.
Arma e përdorur në rast është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje dhe lëndim trupor.