Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një reagimi për media ka theksuar se është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit të saj për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017.
“Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë”, është thënë në reagimin e PDK-së.