
Ngjarja madhështore e Apple, ku për çdo vit kjo kompani shfaqë mrekullitë teknologjike, sivjet do të zhvillohet me datën 7 Shtator.
Ajo, që në internet është e njohur me “leaks” është duke gufu, andaj përmes këtij artikulli, për ata që nuk janë të ndjeshëm, ju mund të mësoni gati për të gjitha produktet që Apple do t’i paraqet para jush, apo nesh, apo kujtdo që e këqyrë atë ngjarje.
Nejse, edhe nëse nuk je prej atyre që e përcjellin këtë ndodhi të madhe në botën e teknologjisë, këto janë ato që priten – ruaje këtë artikull edhe shitju mén kujt t’dush.
Normalisht, babau i kësaj ndodhie është iPhone, kështu që po fillojmë me to:
Fillimisht m’duhet të them se iPhone 14 nuk ka me qenë WOW dhe nuk ka me dallu shumë prej 13. Në versionin e kaluar Apple ka investu n’do sene që janë ndryshime monumentale, e këtë s’mundet me e bo çdo vit.
Nejse, ajo çfarë pritet në këtë event në lidhje me iPhone 14 është:
– Do te jenë dy versione të PRO modelit dhe dy versione të modelit standard.
– Nuk do te kete iPhone 14 mini. Na falni ju 3 persona n’Kosovë që keni shpresuar që del 14 mini.
– Sa i përket madhësisë së screenave, poget jon‘ran’madhësinë e duhur edhe s’janë tu eksperimentu shumë – 6’1 dhe 6’7 respektivisht, sikurse iPhone 13. Kjo vlen për të gjitha modelet.
– Këta iPhone 14, demek këta pa këtë fjalën magjike ‘PRO’, këta pritet me i pas do ndryshime t’lehta harduerike sa i përket kamerës, ndërsa ndryshimet ‘bombastike’ pritën me ndodhe për versionet ‘PRO’. Normal, ta merr menja!
– Për dallim me iPhone 14 bazik (standard), iPhone 14 PRO (të dy modelet) pritet me pas procesor te ri dhe, normalisht, ma të shpejt me emrin A16.
– Dy llojet e PRO-jave pritet me pas “always on display” dhe kamere 48 pixelshe.
– Kamera e përparme pritet me pas Auto-Fokusin për herë të parë. Auto-fokus, me-demek, kahdo që lëviz personi, kamera e ndjekë.
– Pritet që iPhone 14 me pas ca ndryshime edhe në dizajn, ku seni kryesor është tek notch-i (ajo pjesa e zezë nalt te kamera per selfije). Shih foton ne vijim.

– Përpos ndryshimit n’notch, pritet këto pjesët me te zezë rreth e rreth (që quhen bezels).
– Pritet që këta iPhones me qenë më të rëndë në peshë sesa seria paraardhëse.
– Ne pjesën e prapme të iPhone 14 Pro do të ketë më shumë hapësirë për kamerat, sepse po vjen një kamerë 48 pixels-she.
– Pritet me u shtu kualiteti i kamerës ne këto fusha: telefoto, senzorat e ultra-wide (kamera që e rrok gjon), xhirimi i videove dhe fotografia në ambiente të errëta.
– Apple do t’i jep rëndësi eSIM kësaj radhe kjo për shkak se të gjithë carriers (IPKO e VALA t’Amerikes) janë duke i dhënë rëndësi eSIM. Një artikull tjetër se çfarë janë dhe ç’rëndësi kanë eSIM.
– Meqë jemi tek SIM kartelat, flitet që Apple është duke konsideruar heqjen e tërësishme të kartelës fizike SIM.
Këto nuk janë ndryshime drastike dhe flokë-shkulëse prej IPhone 13, ama nëse ti ki iPhone 11 ose ma të vjetër, t’kisha thonë që ja vlen me ble këtë version. Nëse del prej 13 në 14, përveç statusit shoqëror, nuk është që do t’përmirësohet kualiteti aq.
– Këta iPhona pritet të dalin në shitje kah data 16 Shtator (në Amerike normalisht)
Tash e ka rendin Apple Watch e kësaj radhe ka me pas emrin Apple Watch Pro.
Spaten punë tjetër këta t’Apple pos edhe një produkt PRO me qitë? Paj, diqysh duhet parelitë mu dallu. Nejse, hajde të këqyrim çka pritet me pas kjo orë.
– Ky është produkt që ka me targetu një audiencë të veçantë – kryesisht është orë e përshtatshme për sportista profesionist si: çiklistët malorë (mountain bikers), maratonistët, hajk be njeri etj. Me fjalë tjera është duke dashtë me lansu një produkt që i bon konkurrencë Garminit, pra orë shumë e orientuar për atletët profesionist.
– Edhe pse Apple e posedon 36% të tregut të orëve të mençura, Garmini është ende dominant në këtë industri. Por, me Apple Watch Pro kjo tash po pritet të ndryshoj drastikisht.
– Paj, pa ju tregu qysh doket ora e re, s’ia vlen edhe me fol shumë, a?

– Pritet me qenë 49mm, që i bie se aksesorët kanë me qenë ndryshe – nëse veç ki orë Apple, ato t’orës t’vjetër s’mundesh me i ri-përdor këtu.
– Përderisa po pritet që kjo orë të jetë më e madhe dhe më e trashë, patjetër se do të ketë edhe përmirësim në bateri. Kjo duket e logjikshme.
– Qysh është e logjikshme bateria, është edhe rritja e çmimit. Pritet që këto ora të kushtojnë prej 900 deri 1000 dollarë amerikan. Euro është ma i dobët se dollari, mos e harroni këtë fakt.
Dy ora tjera që pritet me u lansu gjatë kësaj ngjarje janë ora SE e re e që nuk ka me pas ndonjë dallim t’madh prej SE-së së kaluar përveç që çipi do ndërrohet prej S5 ne S8.
Ndërsa ora Apple Watch Series 8 do të ketë shtesë sensorin e matjes së temperaturës. Qysh, ka me matë temperaturën, kështu si termometër a? Demek, ato t’zhivës mi gjujt?
Paj, jo edhe bash. Ky termometër në Apple Watch 8 ka me qenë në rolin e paralajmëruesit që temperatura e trupit është ngritur dhe është mirë të merren hapa konkret.
Prej seneve që pritet me u lansu në këtë ngjarje është edhe produkti i shumëshitur i Apple – Airpods Pro, tash nr 2.
Për këtë çështje ka mospajtim serioz në mes të leakers (këtyre që nxjerrin lajme para vaktit) andaj, për befasinë tonë, priteni 7 Shtatorin për më shumë detaje. Nejse, unë për veti mendoj që patjetër që Airpods Pro 2 kanë me dal me 7 Shtator.
Drilon Jaha është entuziast i teknologjisë dhe fanboy i Apple dhe ky artikull është shkruar ekskluzivisht për Gazetën Express.