970×90
970×90
970×90
970×90

Ngjallet NISMA, mesazh VV dhe LDK: S’ka president pa votat tona

Ngjallet NISMA, mesazh VV dhe LDK: S’ka president pa votat tona

Koalicioni mes LKD’së dhe VV’së ditëve të fundit nuk po jep shkëndija për të ndodhur, kjo duke qenë se partitë nuk po mirren vesh për ndarjen e posteve, e sidomos atë të presidentit.


Dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit ende nuk e kanë arritur ujdinë për formimin e qeverisë së re. Për ish-partitë e koalicionit PAN mosdakordimi i Lëvizjes Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike të Kosovës e ka shpërfaqur luftën e tyre për pushtet dhe jo dëshirën për ta nxjerrë vendin nga paraliza institucionale. Kësisoj, edhe nëse formohet qeveria nga LVV-ja e LDK-ja ish-qeveritarët theksojnë se do ta ketë jetën e shkurtër

Albulena Balaj, nga Nisma Socialdemokrate, e cila do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës si deputete e kësaj partie, ka kritikuar Vetëvendosjen për qasjen e saj “kryeneçe” në arritjen e marrëveshjes për koalicion. Në një përgjigje për “Zërin” Balaj është shprehur se me këto lloje sjelljesh vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje. “LVV-ja nuk është mësuar asnjëherë të japë, vetëm të marrë. 

Çdo marrëveshje ka në vete kërkesa nga dy palët, prandaj nuk duhet shikuar gjithmonë vetja, por edhe pala tjetër, nëse normalisht do marrëveshje. Nëse nuk do marrëveshje, atëherë fillon e lufton për diçka që nuk ekziston fare. LVV-ja nuk është e gatshme të marrë përgjegjësi, prandaj po krijon situata të reja, të cilat po na dërgojnë drejt zgjedhjeve”, ka deklaruar ajo.

Përpjekjet mes LDK-së e LVV-së për të marrë presidentin Balaj i ka krahasuar me veprën satirike të Miguel de Cervantesit “Don Kishoti”, ku heroi i veprës në mënyrë imagjinare mundohet t’i arrijë qëllimet e tij. Sipas saj, posedimi i kësaj pozite nga këto parti mund të konsiderohet joreal, sepse nuk do të arrihet pa miratimin ose pa kuorumin e opozitës së ardhshme. “Në këtë rast duket se LVV-ja dhe LDK-ja po luftojnë për një pozitë, të cilën as njëra e as tjetra nuk do të mundë ta arrijnë pa disa vota shtesë të opozitës së ardhshme ose nëse jo vota, së paku pa prezencën e tyre.

Kështu e kanë bërë një botë imagjinare Don Kishotët e po hapin fronte për diçka që nuk mund ta kenë. Presidentin nuk mund ta ketë as njëra e as tjetra pa ne, prandaj mosmarrëveshja e tyre rreth presidentit është diçka që e kanë krijuar për qëllime tjera”/

Related posts