970×90
970×90
970×90
970×90

Nga sot orari i ri për qarkullimin e personave privat dhe automjeteve

Nga sot orari i ri për qarkullimin e personave privat dhe automjeteve

Në mbledhjen e 7-të korrespoduese, qeveria e Kosovës ka shkarkuar bordin e SHSKUK-së dhe gjithashtu ka ndryshuar vendimin pë kufizimin e lëvizjes në Kosovë si masë parandaluese e përhapjes së koronavirusit.

Sipas vendimit të ri të qeverisë, qytetarët dhe automjetet private ndalohet të qarkullojnë përgjatë orëve 17:00 e mbrëmjes deri në ora 06:00 e mëngjesit.

Nga ky vendim janë të liruar nevojat mjekësore, prodhimi, furnizimi dhe shitja e mallrave esenciale si ushtim dhe barna për njerëz dhe kafshë e shpezë dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë.

Më poshtë lexoni të plotë njoftimin dhe kuptoni se cilat kategori janë të liruara nga vendimi i orës policore:

Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së Corona virusit COVID-19 ka miratuar vendimin për plotësim dhe ndryshim të vendimit të Qeverisë nr 01/15 i datës 23.03.2020 me masat si në vijim:

–          Ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00 përveç nevojave mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore);

–          Ndalohet qarkullimi i qytetarëve në zonat (sheshet) e hapura të qyteteve të Republikës së Kosovës, përveç banorëve të këtyre zonave dhe personave të autorizuar nga organet përkatëse;

–          Barnatoret e licencuara në Republikën e Kosovës ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00. Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë. Barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM  në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale;

–          Shkelësit e këtyre masave të përcaktuara me këtë Vendim do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi;.

Related posts