
Situata e krijuar anë e mban botës me pandeminë Covid-19 ka prekur edhe botën e show-bizit, ku tashmë këngëtaret kanë anuluar shumë mbrëmje, koncerte dhe turne anë e mbanë botës, po ashtu edhe projektet muzikore me klipe të cilat jemi mësuar ti shohim kanë rënë dukshem në këtë kohë. Por, disa nga artistët nuk kanë qëndruar anash, andaj këngëtarja nga Zvicra për fansat e saj ka vendosë të sjell diqka ndryshe.

Projektin e radhës muzikorë ajo e ka vendosur ta bëj krejt vetë, nga karantina videoklipin ka vendosë ta xhiroj me telefon, shkruan GazetaProjekti.
Kënga e stilit Pop & Folk, e mbanë titullin “Boom-Boom” një këngë ritmike dhe mjaft e dashur për publikun pritet të jetë gjatë kësaj kohe pandemie.

