970×90
970×90

Nga Jimmy Fallon te SNL/ Pse emisionet komike po ndërpresin transmetimin në SHBA

Nga Jimmy Fallon te SNL/ Pse emisionet komike po ndërpresin transmetimin në SHBA

Më shumë se 11.000 skenaristë e tekstshkrues në SHBA janë në grevë pasi sindikata e tyre kërkon një marrëveshje për paga më të mira dhe siguri në punë. Në mbështetje të tyre janë vënë edhe shfaqjet komike të cilat kanë ndërprerë përkohësisht transmetimin.

Greva e Skuadrës së Shkrimtarëve të Amerikës (WGA) është më e madhja e këtij lloji që nga viti 2007 dhe ka ndikuar në disa nga shfaqjet më të ndjekura të televizionit. Greva pritet të ketë një ndikim të shpejtë te teleshikuesit, pasi shumë nga programet më të pëlqyera do ndërpriten.

Shfaqja e NBC, The Tonight Show me Jimmy Fallon në protagonist, Comedy Central’s Daily Show me Trevor Noah dhe Jimmy Kimmel Live nga ABC, të gjithë bënë plane për të shfaqur ritransmetime, së bashku me The Late Show të CBS me Stephen Colbert dhe NBC’s Late Night me Seth Meyers.

Related posts