970×90
970×90

Nga Helena Halilaj: Hajde të qeras me një libër?

Nga Helena Halilaj: Hajde të qeras me një libër?

 

Ta lëmë një kafe sot, ato të bukurat, të lagjes apo poshtë shtëpisë së mamit. Të kam qerasur shumë herë, edhe ti, edhe fëmijët. Hajde ikim qerasemi sot me libra, ti shëjbejme të ardhmes. Gjithmonë panairi më ka dhënë ndjesinë e pangjashme me asnjë tjetër. Sa herë vërej entuziazmin e fëmijëve në panair besoj se jemi akoma në rrugë të mirë. Ushqimi i mendjes kushton më pak se ushqimi i përditshmërisë, kultura e të ushqyerit të mendjes ka nevojë akoma me shumë për vëmendje. Institucionet e edukimit duhet të impenjohen më shumë në orientimin e femijëve drejt librit. Libri është armiku i padijes ndër shekuj, është armiku i humbjes dhe depresionit, është armiku i përjetshëm i injorancës, këtë armik të ëmbël ta kemi në mes të fëmijëve. Nuk mjafton vetëm disa ditë panair, por mjafton për të ndezur mendjet e prindërve që stakojnë fëmijët në telefefona, edhe vetë ata. Nuk mjaftojnë këto ditë për ti shuar padijet, por janë të duhurat për ta përqëndruar lexuesin e ri dhe atë të rregullt me librat e fundit, ata profesional dhe të dobishëm, ato artistik dhe të rëndësishëm për formim të përgjithshëm. Libri është magji, magji që zgjat përgjithmonë nëse takohemi me të. Ai është ndihmësi më i mirë për të rregulluar njeriun e shtrembëruar, është mjekim që shëron sëmundjet më të thella, të paragjykimit, zhvlersimit, mungesës informative, etj. Libri është një pazëll i munguar pa të cilin nuk e përfundojmë asnjëherë kornizën. Të ushqejmë mendjen, çdo gjë që ushqehet rritet.

Related posts