
Mbrëmë janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus, duke bërë kështu që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 250. Prej tyre 18 raste ishin vetëm nga komuna e Ferizajt.
Të gjithë të prekurit e djeshëm me koronavirus në Ferizaj ishin kontakte të të ndjerit që kishte punuar në kampin ushtarak amerikan në Bondsteel. Mirëpo, ai kishte pasur edhe kontakte të tjera, shkruan Reporteri.net.
Hani i Elezit mbrëmë u bë komuna më e re në hartën e komunave të Kosovës që kanë banorë të prekur me COVID-19.
Kryetari Rufki Suma konfirmoi se i prekuri që vjen nga Komuna e Hanit të Elezit është rast kontakti i tashmë të ndjerit nga Ferizaji që ishte shofer në Bondsteel.
Kontakte me të ndjerin që vdiq ditë më parë kishin pasur edhe dy persona nga Vitia të cilët po ashtu mbrëmë rezultuan pozitivë.Kjo u konfirmua nga kryetari i Komunës Sokol Haliti.
Kujtojmë se deri tani, betejën me koronavirusin e kanë humbur shtatë kosovarë, derisa janë shëruar 52 të infektuar.