970×90
970×90

Nga Beogradi Hahn vjen në Prishtinë, në agjendë heqja e vizave dhe taksa

Nga Beogradi Hahn vjen në Prishtinë, në agjendë heqja e vizave dhe taksa

Komisioni evropian Johannes Hahn ka arritur në Kosovë nga ku pritet të takohet me krerë të shtetit, për të diskutuar për taksën prej 100 përqind, të vendosur nga Qeveria, shkruan Gazeta Express.

Pak orë pasi që nga Beogradi, Hahn dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhanë mesazhe për taksën prej 100 përqind për të gjitha produktet serbe dhe boshnjake, komisioneri evropian ka arritur në Kosovë.

Fillimisht ai do të takohet me kryeparlamentarin, Kadri Veselin, ndërkaq, më pas me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Pas këtyre takimeve, komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit do të mbajë edhe konferencë për medie.

Orë më parë, Hahn është takuar edhe me Vuçiq, e për këtë arsye janë shtyrë për disa orë takimet që ishin paraparë të mbahen më herët në Kosovë.

Fokusi kryesor i vizitës së Hahn, do të jetë vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai gjatë vizitës pritet ta përsërisë thirrjen për revokimin e taksës dhe të nënvizojë nevojën për fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

Related posts