970×90
970×90

Nga 0 deri në 10? Neymar flet për gjasat që të mbetet në Santos

Nga 0 deri në 10? Neymar flet për gjasat që të mbetet në Santos

E çka nëse Neymar në fund mbetet në Santos? Ylli brazilian nuk ka arritur ende marrëveshje me klubin brazilian për vazhdimin e kontratës.

Mirëpo, 33 vjeçari duket se është i gatshëm për ta vazhduar eksperiencën në ekipin e tij të fëmijërisë.

“Sa janë gjasat që të mbetesh në Santos? Nga 0 deri në 10 do të thosha 7”, deklaroi duke buzëqeshur ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit për “Bandsports”, përcjell “Gazeta Express”.

“Historia ime me Santosinnuk merr fund kurrë, jam lindur në Santos dhe dua të vdes aty. Është shtëpia ime, është skuadra ime e zemrës dhe po bëj gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar Santosin. Deri tash e kam ndihmuar më shumë nga jashtë fushës sesa nga brenda, fatkeqësisht nuk ishte ky objektivi. Kam ardhur që ta rikthej formën dhe ta rigjej lumturinë e buzëqeshjen, jam në këtë rrugëtim, po mundohem që ta riadaptoj trupin tim për t’u rikthyer në formën optimale. Dua të kthehem në më të mirën time. Sot jam mjaft i lumtur në Santos, Santosi është shtëpia ime”, u shpreh tutje përfaqësuesi brazilian.

Bisedimet për vazhdimin e kontratës janë në zhvillim e sipër dhe optimizmi po rritet gjithnjë e më shumë nga të dyja palët.

Babai menaxher i Neymarit dje tha se e sheh të ardhmen e të birit të tij në Santos, por shtoi se nuk është me nguti vazhdimi i kontratës.

Neymar synon të rikthehet në formën më të mirë dhe të luajë me Brazilin në Botërorin 2026.

Related posts