970×90
970×90

Nezir Kraki mbështet Blerim Rekën për president të Maqedonisë së Veriut

Nezir Kraki mbështet Blerim Rekën për president të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut ka nevojë urgjente për dy gjëra që të duket shtet modern, normal dhe i drejtë si në formë ashtu edhe në përmbajtje:

  1. Faktorizimin dhe pranimin definitif të shqiptarëve si popull shtetformues, dhe
  2. Nisjen e përndjekjes nga skena politike të kastave aktuale, shqiptare e maqedone, dhe zëvedësimin e tyre me individë të denjë për përgjegjësi publike.

Prandaj, krejt logjikshëm dhe gati hiq pa politikë, vota për profesorin e nderuar Blerim Reka u kontribuon këtyre dy pikave.

Nuk kam asgjë kunder kandidatit maqedonas se nuk e njoh dhe s’di shumë rreth tij. Sikurse nuk kam asnjë urrejtje apo qasje antimaqedonase në këtë shkrim por në rrethanat politike aktuale, shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë kruciale për faktorizim konkret dhe për konsiderim të sinqertë nga populli tjetër shtetformues atje.

Vota për profesorin Reka nuk duhet të jetë etnike por qytetare dhe në këtë aspekt, edhe maqedonasit kanë interes afatgjatë ta dëshmojnë se nuk jane « dele nacionaliste » por qytetarë shtetformues bashkë me shqiptarët.

Sa i përket partive shqiptare dhe individëve që veç mbollën urrejtje ndërshqiptare dhe ndëretnike gjatë fushatës, habia do t’ishte naivitet. Ata kanë vite që janë tashmë argatë kokêulur të dreqit dhe të bandave.

Nesër votoni për Maqedoni normale, për faktorizimin e shqiptarëve dhe për qasje të re qytetare.

Related posts