
Shkelja që ju bë në këmbë nga lojtari i Meksikës Miguel Layun nuk është pritur mirë nga ylli i PSG’së, i cili shkëlqeu me Selecaot dhe fitoren e tyre të sotme
Ylli i Brazilit Neymar nuk ka mundur që ti rezistojë disa komentëve të bëra nga lojtarët e Meksikës në ndeshjen e sotme në Botëror.
Pas një loje teknike, Neymar u shtri në tokë dhe bëri disa rrotullime që thanë se ishte simulim, por që ai ishte shkelur nga meksikani.
“Ata folën shumë, tani le të shkojnë në shtëpi”, tha ai për gazetarët pas përfundojë ndeshja.
“Dua ta urojë tërë skuadrën. Ka gjatë ndeshjes momente kur vuani, këto janë ndeshje të vështira dhe Meksika është një skuadër e madhe, por ne treguam se kemi shumë klas. Sulmuesit tonë mund të shënojnë gola sepse ne e dimë që jemi të fortë edhe në mbrojtje”, ka thënë ylli i PSG’së.
Pavarësisht lëvdimeve të tij për Meksikën, Neymar nuk harrojë shkeljen që ja bëri në këmbë Miguel Layun.
“Ishte jo fer. Topi nuk ishte në lojë dhe ne ishim jashtë fushes”,l tha ai.
Neymar tani ka shënuar dy gola në Botëror dhe duket se mund të shënojë edhe të tjerë në ndeshjen tjetër të se premtes ku do të përballet kundër Belgjikës. /GazetaExpress/pp