
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Londër, për të marr pjesë në promovimin e librit biografik “‘New State, Modern Statesman:Hashim Thaçi-A Biography”.
Për këtë, Thaçi ka shkruar në profilin e tij në Facebook ku ka treguar për promovimin në të cilin morën pjesë personalitete të shumta.
Ja postimi i Thaçit:
Në praninë e një publiku të respektuar, ku merrnin pjesë akademikë, historianë, diplomatë, gazetarë dhe mysafirë të tjerë, sot në Londër u promovua libri “New State, Modern Stateman” i shkruar nga Roger Boys dhe Suzy Jagger. Para të pranishmëve për librin diskutuan autorët, ndërkaq me një fjalë rasti më nderoi ish sekretari i NATO-s, lordi George Robertson. HTH