970×90
970×90

Nesër në aeroportin e Prishtinës hapet laboratori internacional për testimet RT-PCR ndaj COVID-19

Nesër në aeroportin e Prishtinës hapet laboratori internacional për testimet RT-PCR ndaj COVID-19

Pasagjerët, të cilët udhëtojnë për në shtetet ku kërkohet test PCR për COVID-19 që nga dita e nesërme, 14 janar, do të mundë të testohen në laboratorin internacional “EuroLab”, i cili gjendet në terminalin e vjetër të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Laboratori internacional “EuroLab” do të fillojë testimin e pasagjerëve në shkuarje dhe ardhje në aeroportin e Prishtinës, raporton “Zeri.info”.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të këtij laboratori bëhet e ditur se që nga e enjtja hapet laboratori internacional për RT-PCR për COVID-19 në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

“EuroLab” do të jetë në shërbim për të gjithë udhëtarët e aeroportit në shkuarje dhe ardhje, i hapur 24 orë në ditë, me rezultate të shpejta dhe me çmime të arsyeshme, që do të ndihmojë në parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në njoftim.

PCR test do të kushtoj 35 euro, ndërsa rezultatet do të jenë të gatshme 2 orë pas marrjes së mostrës.

Related posts