
Komuna e Junikut në bashkëpunim me shoqërinë civile, nesër organizon protestën e radhës, ku me anën e saj do të kërkohet për të tretën herë radhezi ndalimi i punimeve në Lumin Erenik, ku Komuna e Gjakovës KRU Gjakova dhe Ministria e Mjedisit dhe planifikimit hapësinor për marrjen e Lumit Erenik dhe devijimin e rrjedhes natyrale të tij.
Protesta organizohet kundër vendimeve dhe veprimeve të paligjshme të Komunës së Gjakovës, KRU Gjakova dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifkimit Hapësinor, për marrjen e Lumit Erenik dhe devijimin e rrjedhes natyrale të tij. Kujtojmë se kjo është protesta e tretë më radhë e cila organizohet nga Komuna e Junikut në bashkëpunim me qytetarët.
Ditë më parë kryetari i Komunës së Junikut, z, Agron Kuçi i kishte bërë edhe një ftesë publike kryeministrit të Kosovës, duke i kërkuar ndalimin e punimeve në këtë zonë. Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë nga kjo Komunë.
PROTESTË POPULLORE
Të nderuar qytetarë të Komunës së Junikut dhe më gjërë, Komuna e Junikut në bashkëpunim me Shoqërinë Civile, Organizatat e dala nga Lufta dhe Bizneset Lokale organizon Protestë Gjithëpopullore me datë 19.07.2019 (ditë e premte), në ora 10:00, në mbrojtje të Lumit Erenik.
Protesta organizohet kundër vendimeve dhe veprimeve të paligjshme të Komunës së Gjakovës, KRU Gjakova dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifkimit Hapësinor, për marrjen e Lumit Erenik dhe devijimin e rrjedhes natyrale të tij.
Nisja në mënyrë të organizuar bëhet nga qendra e Junikut, protesta do të mbahet në lokacionin ku po zhvillohen punimet.
Ftoheni të merrni pjesë në mënyrë masovike në mbrojtje të së drejtës ligjore dhe natyrore.
__________________
Komuna Junik