970×90
970×90

Nesër fillon mësimi në tërë Kosovën

Nesër fillon mësimi në tërë Kosovën

Ka mbetur pak orë deri te nisja e mësimit, proces ky që po fillon fiks një muaj me vonesë.

MASHT përmes një njoftimi në Facebook, zyrtarisht ka bërë të ditur se procesi mësimor do të mbahet nesër në të gjitha institucionet e nivelit para-universitar.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se nesër, (e hënë, 3 tetor 2022), fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. MAShTI i kishte bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillonte me 1 shtator kur zyrtarisht duhej të fillonte mësimi, por që kjo nuk u realizua për shkak të grevës së organizuar nga SBASHK” thuhet në njoftim.

Pos kësajt, MASHT ka një plan edhe për orët e humbura.

Kompensimi i orëve do të rregullohet me një udhëzim administrativ në të cilin MASHT ka thënë se do të punohet që nga dita e nesërme.

Njoftimi:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se nesër, (e hënë, 3 tetor 2022), fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

MAShTI i kishte bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillonte me 1 shtator kur zyrtarisht duhej të fillonte mësimi, por që kjo nuk u realizua për shkak të grevës së organizuar nga SBASHK.

Të hënën, MAShTI do të formojë grupin punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen edhe riplanifikimet në shkolla.
Drejtoritë Komunale të Arsimit do të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Ministria e Arsimit fton për bashkëpunim dhe mobilizim të të gjithëve pa dallim për të plotësuar humbjet e shkaktuara gjatë grevës.

Gjithashtu, MAShTI njofton se janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit. Teksti i Gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla.

Ministria e Arsimit uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor.
Suksese të gjithëve!

Related posts