![Nesër bllokohet rruga Kijevë-Dollc, shkak i punimeve në rrugë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0413.jpeg)
Të enjten do të ndërpritet qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Si shkak i punimeve rrugore, do të minohet pjesa shkëmbore në anën e majt në segmentin Kijevë-Dollc.
Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor: 15.00 deri nē pastrimin e rrugēs.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se nesēr më 13.02.2025( E enjte), në trasen e zgjerimit të rrugës Nacionale N9, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.7 i masave shkëmbore nga ana e majtē e rrugës.
Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor: 15.00 deri nē pastrimin e rrugēs.