970×90
970×90
970×90
970×90

Nënshkruhet marrëveshje historike për Junikun

Nënshkruhet marrëveshje historike për Junikun

Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e rrugës Junik-Gjeravicë (segmenti, fshati Gjocaj- Gropa e Erenikut) në vlerë prej 4,000,000 euro

Sot në mes të kryetarit të Komunës së Junikut z.Agron Kuçi dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi përmes së cilës MIT financon ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë (segmenti, fshati Gjocaj-Gropa e Erenikut).

Shuma e ndarë për këtë rrugë është 4 milionë euro, e paraparë për 3 vite.

Me rastin e kësaj marrëveshjeje, ministri Lekaj theksoi edhe njëherë vendosmërinë e tij, që ministria që ai drejton, të implementojë projekte në dobi të qytetarëve të komunës së Junikut dhe Republikës së Kosovës.

Ndërsa kryetari Kuçi, shprehu mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Junikut për investimet tejet të rëndësishme që MIT ka drejtuar në komunën e Junikut si dhe përkrahjen e vazhdueshme të ministrit Pal Lekaj kundrejtë Komunës së Junikut me investime infrastrukturore me interes lokal, nacional.

Ky Memorandum mirëkuptimi fillon të zbatohet nga dita e nënshkrimit, ndarja buxhtore për vitin 2019 është 400,000€, ndërsa mjetet e parashikuara për vitet e ardhshme janë 3,600,000 €

Related posts