Ish deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu synon të kandidoj për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Këtë lajm, Haxhiu e ka konfirmuar për Gazetën Projekti.
“Po, do të kandidoj për deputete”- tha Haxhiu.
Tutje, nënkryetarja e AAK-së, ka bërë të ditur se ditëve në vijim do të bëhet publike lista e kandidatëve për deputet nga Gjakova.
Kujtojmë se vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese rreth votës së ish-deputetit nga LDK, Ethem Arifi.
Këtë vendim Gjykata Kushtetuese e mori pas ankesës që lëvizja Vetëvendosje e bëri, duke kërkuar interpretim për votën e një deputeti nga radhët e pakicave, i cili ishte i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës. Vota e deputetit Ethem Arifi ishte vota e 61 që ia mundësoi Avdullah Hotit të zgjidhet kryeministër i Kosovës.
Gjykata e Apelit e kishte dënuar Arifin me 1 vit e 3 muaj burgim për veprën penale mashtrim me subvencione./GAZETA PROJEKTI/