
Ish-deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka thënë se Presidenti duhet t’ia japë mandatin fituesit, i cili obligohet të ndërtojë Qeverinë brenda dy javësh ose të shpallë dështimin.
Nitaj ka shkruar se gjithë interpretimet tjera janë fjalë të kota.
“Ai qe ka fitu zgjedhjet duhet ta marre mandatin menjehere e pa diskutim dhe ta krijoje qeverine brenda afatit kushtetues, ose ta pranoje deshtimin! Prandaj jane dhene dy jave qe ai te provoje marreveshjen ose deshtimin!”, ka shkruar Nitaj, në një reagim në Fb.
Nënkryetari i AAK’së ka shkruar se interpretimet e VV-se edhe mund t’i kuptojë se per hall e kane, po “keta telallet nuk po i marr vesh ku e kane hallin!’.
“Po mos u perpiqni me e zbulu rroten se e kane zbulu te tjeret para jush”, ka shkruar ai.
Sidoqoftë, Albin Kurti po vazhdon t’i shmanget përgjegjësisë për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë. Këtë veprim po e bën duke mos e takuar Presidentin Thaçi, i cili do ta dekretonte liderin e VV’së për ta marrë pushtetin.
Mungesën e takimeve me Thaçin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sot nuk është planifikuar takim i z.Kurti as me presidentin Thaçi as me z.Mustafa. Nuk është planifikuar takim”, deklaroi Arlind Manxhuka për ‘RADIO 1’.
Albin Kurti prej vitit 2010 synon ta marrë pushtetin. Në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 6 tetor ka dalë i pari. Ndërsa, të enjten e kaluar edhe është konstituuar Kuvendi, duke i hapur mundësi formimit të Qeverisë.
Të premten, Presidenti Hashim Thaçi i dërgoi dy ftesa Kurtit për takim. Por, lideri i VV’së refuzoi. Njëherë tha se s’ndodhet në Prishtinë, ndërsa, herën tjetër ironizoi duke thënë se për një ditë takim organizojnë vetëm gjimnazistet. Madje, tha se siç s’bën të vonohet formimi i Qeverisë ashtu edhe s’bën të bëhet gjërat me nguti.Page 2 of 2
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka theksuar se duhet falënderuar Zotin për dhuratën që ai bëri shqiptarëve, duke e dërguar një njeri si Halil Kastrati.
Ai këto komente i ka bërë në ceremoninë e cila po mbahet në sallën “Sezai Surroi”, në Prizren, ku shoqata Jetimat e Ballkanit në vigjilje të 10 vjetorit të themelimit të saj po dhuron 128 shtëpi për nevojtarët.
“Halili është pjesë e sakrificës për Kosovën, sepse e ka edhe vëllaun dëshmor të lirisë. Ai po tregon si duhet vendi dhe shteti”, ka shtuar Veseli.
Ndryshe, sot në ngjarjen e madhe që po zhvillohet në Prizren, ku po dhurohen 128 shtëpi për nder të 10 vjetorit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, po marrin pjesë shumë figura politike dhe nga jeta shoqërore shqiptare.