
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se nëna tij ka bërë një intervenim në zemër dhe i kanë vendosur një stendë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Nana Rukë sapo kaloi suksesshëm një krizë shëndetësore. Ajo bëri intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës.
Me këtë rast, falënderoj Prof. Dr. Xhevdet Krasniqi, Dr. Fisnik Veliu, Dr. Hamzën, si dhe infermierët Mustafë Qela, Agron Haxholli dhe Granit Bregaj, që kryen intervenimin. Po ashtu, falënderoj mjekët e Emergjencës Dr. Basri Lenjani, Dr. Arbër Hamiti dhe Dr. Vlora Tishukaj, si dhe të gjithë stafin e Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës.
Nana Rukë është në gjendje stabile dhe me sukses po e tejkalon këtë krizë. RH