970×90
970×90
970×90
970×90

Nëna e braktisi në pusetë, qeni e shpëton foshnjen

Nëna e braktisi në pusetë, qeni e shpëton foshnjen
Një foshnjë në Afrikën e Jugut është etiketuar si “Fëmija i mrekullisë”, pasi u gjet i braktisur në një pusetë, mes pickimeve të një kolonie milingonash të kuqe.

63-vjeçarja Charmaine Keevy, kishte dalë për ecjen e mëngjesit bashkë me qenin e tij, kur ky i fundit ka filluar të lehë pa pushim mbi një pusetë të hapur.

63-vjeçarja tregon se po dëgjonte një zë që vinte nga puseta, por fillimisht mendoi se do të ishte ndonjë mace që mjaullinte.

Por kur u afrua më afër pusetës kuptoi se ishte një fëmijë që po qante brenda saj. E zënë në panik ajo ka filluar të kërkojë ndihmë dhe i pari që ka ndaluar ishte 60-vjeçari Cornie Viljoen.

Pasi janë bindur se nga puseta po vinte me të vërtetë një zë fëmije që qante. Menjëherë më pas 60-vjeçari ka marrë një hekur nga makina e tij dhe ngriti kapakun e pusetës duke parë fëmijën e sapolindur brenda.

Related posts