Lidhja e këngëtares Beatrix Ramosaj dhe aktorit Donald Veshaj vazhdon të jetë shumë e përfolur në mediat rozë.
Së fundmi, aktori i cili tashmë është një nga katër finalistët e Big Brother VIP i dërgoi një dhuratë të veçantë të dashurës së tij nga jashtë.
E për të gjithë fansat që kanë shprehur kureshtje se çfarë i ka shkruar në kartolinën e dhuratës, ka qenë së fundmi nëna e Beatrixës ajo e cila e ka zbuluar.
Antigona Ramosaj publikoi në Instagramin e saj disa fotografi të buqetës me lule si dhe kartolinës të dërguar nga Donaldi për Beatrixën me rastin e festës së Shën Valentinit.
Dhurata është përgatitur nga fansat e çiftit, sipas kërkesave të Donaldit të bëra të ditur nga vet produksioni i Big Brother VIP.
“Ata s’mund ta ndalin dashurinë tonë. Lule për lulen më të bukur në botë Beatrixën. Me kërkesë nga Donaldi e bërë me dashuri nga fansat Donald-Beatrix. Gëzuar Shën Valentinin”, shkruhej në kartolinë.
Kjo dhuratë për bukuroshen Ramosaj vjen në mes të polemikave të ndezura se ajo ndodhet në Dubai me pushime me një person, gjë për të cilën këngëtarja bëri një debat publik me opinionisten Balida Bodinaku, duke e akuzuar se burimin e kësaj informate të pavërtetë.