Kryeministri Edi Rama thotë Shqipëria mori një provim të vështirë, megjithë qëndrimin e opozitës, që sipas tij, përgjatë kësaj kohe nuk ka ndihmuar që Komisioni Europian të rekomandojë hapjen e negociatave.
Rama nuk flet për afatet e procesit të negociatave.
“Qëllimi i procesit është që të bëjmë Shqipërinë me institucione që mishërojnë vlerat e Europës që ne duam, pastaj anëtarësimi varet nga ne dhe nga Europa vetë. Macron dha një mesazh inkurajues, por kishte në thelb edhe për të thelluar reformat brenda vetë BE-së. Këto dy rrugë paralele një ditë do të kryqëzohen. Ajo që ka rëndësi është që statura e Shqipërisë në sytë e vendeve europiane ka ndryshuar”, shtoi ai.
Kryeministri thotë se një rol të madh në rekomandimin pozitiv të Komisionit ka luajtur reforma në drejtësi, sidomos vettingu.