Në tragjedinë rrugore që ndodhi në Maqedoni, gjetën vdekjen e dhimbshme edhe tetë shqiptarë.
Një prej tyre ishte Onur Sadiku që shikoni në foton që ju sjell noa.al.
Djaloshi 19-vjeçar që ka ndërruar jetë mbrëmë në aksidentin me autobusin që udhëtonte nga Shkupi për në Tetovë, sapo kishte filluar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.
Ndërsa familja e tij jeton në Kroaci.
Në tragjedinë rrugore humbën jetën 14 vetë dhe veç Onurit edhe shtatë shqiptarë të tjerë të Maqedonisë.
Viktimat e tragjedisë rrugore:
Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari Esat Emruli nga Gostivari Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari Besim Fetai nga Vrapçishta Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari Boban Avramovski, student i FON-it Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup