970×90
970×90
970×90
970×90

Në të ardhmen njerëzit do të rrisin fëmijë dixhitalë në Metaverse

Në të ardhmen njerëzit do të rrisin fëmijë dixhitalë në Metaverse

Foshnjat e realitetit virtual (VR) ka gjasa të jenë një dukuri e zakonshme brenda 50 vjetëve, thotë një eksperte e lartë e inteligjencës artificiale.

Nga fillimi i viteve 2070, një në pesë çifte mund të zgjedh një fëmijë dixhital në vend të një foshnjeje të vërtetë, mendon Catriona Campbell, transmeton Telegrafi.

Fëmijët e krijuar nga kompjuteri do të ekzistojnë në metaversin virtual – një lloj interneti 3D – dhe do të vijnë në jetë me prekjen e një butoni.

Prindërit do t’i shohin dhe do të ndërveprojnë me ta përmes syzeve dhe dorezave haptike të gjeneratës së ardhshme AR (realiteti i shtuar) – të cilat japin një sens realist të prekjes kur trajtoni objekte virtuale ose holografike.

“Fëmijët” do të flasin, do të japin përgjigje të simuluara emocionale, do të kenë një kujtesë dixhitale dhe do të rriten në kohë reale.

Ato mund të jenë të qasshme përmes një shërbimi abonimi për aq pak sa 23 euro në muaj.

Related posts