Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin.
Me mesazhe paqeje e harmonie për njëri-tjetrin si dhe lutje për më shumë begati, besimtarët myslimanë e kanë falur namazin e Kurban Bajramit, edhe në sheshin ‘Skëndërbej’ të Tiranës.
Sipas “Oranews” edhe kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj, iu drejtua mbarë shqiptarëve me një urim ku tha se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e ndarjes së Kurbanit, me nevojtarët.
Xhamia e Madhe e Tiranës ende nuk ka përfunduar, e cila do të ketë një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë, ndërsa në të mund të falen njëkohësisht mbi 5000 besimtarë.