Bilanci i rasteve të reja i bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri është tejet negativ. Bëhet fjalë për më shumë se 100 raste të reja në 24 orët e fundit, pasi sot u shënuan 37 persona me COVID, ndërsa 379 persona janë infektuar.
Sipas njoftimit, janë kryer 5,339 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 379 qytetarë.
“Rastet me COVID-19 janë në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 34 raste në Lezhë, 33 raste në Durrës, 22 raste në Lushnje, Vlorë, 21 raste në Fier, 19 raste në Berat, 17 raste në Kavajë, 15 raste në Shkodër, 14 raste në Elbasan, 11 raste në Sarandë, 8 raste në Vau Dejës, Gramsh, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 4 raste në Mat, 3 raste Malësi e Madhe, Kukës, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Delvinë, Gjirokastër, 1 rast në Fushë -Krujë, Has, Tropojë, Skrapar, Peqin, Konispol. Aktualisht janë 2,091 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 79 vjeç nga Elbasani.
Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,588 që nga fillimi i epidemisë. Muaji gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.