970×90
970×90

Në Paris diskutohet për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë

Në Paris diskutohet për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë

Sipas tij, pa praninë dhe pëlqimin e Serbisë, një marrëveshje nuk mund të arrihet as në Paris dhe askund në botë, transmeton lajmi.net.

“Pa pjesëmarrjen e Serbisë, problemi i Kosovës nuk mund të zgjidhet. Apo ndonjë problem ku është e përfshirë Serbia”, ka thënë ai.

Tutje Vuçiq ka folur edhe për takimin që do të ketë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, më 11 nëntor në Paris në kuadër të shënimit të armëpushimit të parë në Luftën e Parë Botërore.

Në këtë takim, ku prezentë do të jenë edhe plotë liderë të fuqive botërore, tha se nuk e di se a do të flitet për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Vuçiq foli edhe për vendimin e kancelares Merkel që të tërhiqet nga pozita e saj pas vitit 2021, për të cilin tha se ky nuk është një lajm i mirë, mirëpo se është i lumtur që ajo do të mirret me politikë edhe pas kësaj periudhe.

Vuçiq the Thaçi po qëndrojnë në Turqi me ftesë të presidentit turk, Tayip Erdogan, me rastin e përurimit të aeroportit të ri të Stambollit

Related posts