![Në një xhami në Prizren, disa gra besimtare mbledhin mbi 2 mijë euro në ndihmë për Turqinë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/802C4743-63A1-42A4-B711-285B31CB521C.jpeg)
Në një xhami në Prizren, gjatë një ligjërate nga mësuesja e Fesë Islame Cansu Drangoy, shumë gra kanë dhuruar para për viktimat e tërmetit të fuqishëm që ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë kanë humbur jetën deri tani mbi 7,200 persona dhe janë lënduar mbi 35 mijë persona.
Profesori Besim Berisha, që është Profesor në Medresenë Alaud-din, ka bërë një reagim në Facebook ku ka thënë se vetëm në një xhami pas një ligjerate për Turqinë nga Cansu Drangoy, janë mbledhur mbi 2,221 euro, dy palë vathë, një unazë ari dhe një lirë.
Berisha e ka përfunduar shkrimin, se çfarë devotshmerie e motrave tona.