Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në stërvitjen e parë që po e mbanë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Stërvitja filloi në orën 18:00, ndërsa Veseli erdhi me vonesë duke ndërprerë në gjysmë stërvitjen.
I shoqëruar nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, kryeparlamentari ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me trajnerin e Kosovës dhe futbollistët tjerë, shkruan Indeksonline.
Në një prononcim për media ai bëri të ditur që i ka premtuar futbollistëve premi prej 1 milionë euro në rast të kualifikimit në kampionatin evropian.