![Në motel në Prishtinë, dyshohet se e zuri femrën duke e tradhëtuar, rrahen dy meshkuj në dhomën e fjetjes](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/11/4038D18B-A6DF-4E90-BBE6-21679244D899.jpeg)
Një rrahje ka ndodhur të dielën në një motel në një motel në dalje të Prishtinës.
Dyshohet se një person e ka zënë me “pelë për dore” femrën e tij, duke e tradhëtuar me një person tjetër.
Indeksonline ka siguruar pamjet nga moteli ku ka ndodhur përleshja fizike. Në pamje shihen edhe njollat e gjakut.
![](https://i.ibb.co/kSRfKxk/300x250-V1.png)
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër K-Shqiptare, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht në mes vete.
Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë.