Aktori Chadwick Boseman, i cili solli në jetë filmin ‘Black panther’, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së premtes.
Chadwick Boseman , ylli i “Black panther”, vdiq të Premten pas një beteje katër vjeçare me kancerin e zorrës së trashë, konfirmuan përfaqësuesit e tij. Ai ishte 43 vjeç, shkruan lajmi.net.
“Një luftëtar i vërtetë, Chadwick këmbënguli gjatë gjithë kësaj dhe ju solli kaq shumë nga filmat të cilët i keni dashur aq shumë”, thuhet në deklaratë.
Para se të hidhej si superhero i Marvel Studios, karriera e Boseman shpërtheu së pari me portretizimet e tij për ikonat e ‘Black american’J ackie Robinson (në “42” të 2013) dhe James Broën (në “Get on Up” të 2014).