Në lagjen Mati 1 të Prishtinës të gjallët e të vdekurit do të jetojnë në një distancë prej dhjetë metrave.
Ndërtesat në lagjen Mati 1 po trajtohen në mënyrën më të padinjitetshme të mundshme.
Pos që i ka mbuluar bari varrezat, ka filluar edhe ndërtimi i banesave në themel të tyre.
Komuna e Prishtinës që drejtohet nga Shpend Ahmeti, ka lëshuar leje të ndërtimit për disa banesa, që varrezat i futën deri edhe nën ballkon.
Lajmi. net ka mësuar që kompleksi banesor që po ndërtohet buzë tyre po bëhet nga “Pozhegu Brothers”.
Lidhur më këto ndërtime ka reaguar edhe kryetari i Bashkësisë Lokale për lagjen Dardania, Safet Kamberi.
Më poshtë mund të shihni disa foto të postuara në rrjetin social Facebook nga Kamberi. /Lajmi.net/