970×90
970×90

Në këtë stadium pritet të zhvillohet ndeshja kundër Maqedonisë

Në këtë stadium pritet të zhvillohet ndeshja kundër  Maqedonisë

Kosova përveç kualifikimit ka mësuar edhe kundërshtarin për gjysmëfinale.

‘Djelmoshat’ verdhë e kaltër do të synojnë të arrijnë në evropianin e vitit 2020 përmes ‘Play-Offit’, shkruan GazetaBlic.

Kundërshtar në ndeshjen e parafundit do të jetë Maqedonia, në një ndeshje tejet të rëndësishme, pasi aty do të ‘prehet’ bileta për në finalen e madhe, që me pak fat do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Padyshim se stadiumi më i madh i Maqedonisë është ai i Shkupit, ‘Filipi II’, mirëpo kujtojmë që UEFA për shkaqe sigurie e delegoi ndeshjen ndaj Shqipërisë në Strumnicë, e ku shpresojmë që këtë mos ta bëjnë edhe kundër Kosovës.

Mbetet të shihet se ku do të luhet, gjithsesi sipas kritereve ndërkombëtare, ‘Filipi II’ i plotëson të gjitha, andaj 99% ndeshja do të zhvillohet në Shkup.

Related posts